Ambasada e fëmijëve “Megjashi”: Mbi 18 mijë fëmijë pa arsim fillor në Maqedoni

Kryetari i ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi” për InfoShqip thotë se gjendja e fëmijëve në të gjithë botën por edhe në Maqedoni është shumë e keqe dhe fëmijët përballen me shumë probleme.

Në pyetjen se si e vlerëson gjendjen e përgjithshme të fëmijëve dhe me çfarë problemesh përballen ata, Dragi Zmijanac nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë, “Megjashi” për InfoShqip tha:

“Sot fëmijët po përballen me luftëra, persekutimi i prindërve të tyre dhe ikja nga shtëpia për të shpëtuar, si pasojë e luftës, me probleme shëndetësore si pasojë e ndotjes së ajrit, me vështirësi për të njohur prindërit e tyre biologjikë, me rritjen e numrit të incestit nga të afërmit dhe sulm nga ana e pedofilëve, me probleme si shkollim dhe sigurim shëndetësor të mirëfilltë, mos pasje të qasjes në arsim   detyrimi i fëmijëve për të punuar. Nga shtatëzanitë në moshë të re, fëmijët detyrohen në prostitucion, pornografi, ballafaqim me varfëri të fëmijëve, analfabetizmit, etj. Situata alarmante është me detyrimin e fëmijëve për të punuar.”

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” vlerëson se as në Maqedoni nuk është situate më mirë.

“Edhe pse në Maqedoni, arsimi fillor dhe i mesëm është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët, megjithatë, mbi 18,500 fëmijë nuk janë të regjistruar në sistemin e rregullt arsimor, edhe pse sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit thuhet se vetëm 5% e fëmijëve nuk shkojnë në shkollë, ne vlerësojmë se numri është rreth 18.500. Mbi 3000 fëmijë nuk kanë certifikatë lindje, edhe pse Ministria e Punës dhe politikës sociale ka të dhëna shënuar se numri i fëmijëve është 330. Në Maqedoni, mbi 2000 fëmijë të kalojnë fëmijërinë e tyre në rrugë, që jetojnë nën qiell të hapur pa kujdes prindëror ose familjar, më së shpeshti, pikërisht këta fëmijë janë viktima të formave më të këqija të detyrimit të fëmijëve në punë. Fëmijët e rrugës, në qoftë se në 6 vitet e para nuk angazhohen në çerdhe dhe në arsimin fillor, ata ka gjasa që të rekrutohen nga bandat kriminale dhe ka gjasa të bëhen përdorues të drogës. Përfshirja e fëmijëve në kopshte është i vogël dhe lëviz rreth 24 për qind. Lista e pritjes është e gjatë dhe është shumë vështirë të zëjnë vend. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse, që numrat e lartëpërmendur ti vërtetojnë ose ti demandojnë.”- thotë Zmijanac për InfoShqip.

Ai shtoi se vendi yn ende ka nevojë për përmirësimin e sistemit për parandalim të dhunës ndaj fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre.

Vendi ynë ende nuk ka sistem të plotë të parandalimit, mbrojtjes efektive të fëmijëve, sistem që do tu garantojë të drejtat më elementare të jetës, shëndetit dhe arsimit. Shteti duhet të mbrojë fëmijët nga puna që është e rrezikshme, ose që mund të dëmtojë shëndetin e tyre (neni 19, 32 dhe 36 të Konventës për të Drejtat e Fëmijës). Fëmijët kanë të drejtën e jetës dinjitoze dhe edukimin e lirë (nenet 27 dhe 28 të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës). Për më tepër, Neni 1 i Konventës mbi ndalimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve, detyron Maqedoninë të marrë masa të menjëhershme dhe serioze për të siguruar ndalimin dhe eliminimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve.“- theksoi Dragi Zmijanac, Ambasada e parë e fëmijëve në botë, “Megjashi”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu