Me dikasterin e drejtësisë në Maqedoni, do të udhëheq Bylent Salihu. Ai ishte anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së. Vjen nga dega e Vrapçishtit.
Paraprakisht ka qenë drejtor në dy drejtori, fillimisht në NP “Komunales” në Vrapçisht, pastaj drejtor në Inspektoratin e Gjuetisë dhe Pylltarisë të Maqedonisë.
Ai ka marrë pjesë edhe në luftën e vitin 2001 në Maqedoni.
Me dikasterin e drejtësisë kohëve të fundit kanë udhëhequr kuadro nga rrethi i Gostivarit. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 këtë post e mbante Adnan Jashari nga Debershi i Gostivarit. Pas tij në këtë pozitë erdhi Valdet Xhaferi nga Gostivari, i cili akoma është ministër i drejtësisë në Qeverinë teknike deri në formim të qeverisë së re, njofton flaka./InfoShqip.com