STUDIM/ Libri dhe të rinjtë, sa lexojnë të rinjtë në Maqedoni?

Studim i realizuar enkas për portalin InfoShqip.com nga albanologia Donika Bakiu

Të flasim për aktualitetin e sotëm rreth një çështje shumë sensitive, në rrethanat tona, nuk ka dyshim që është tema ‘’ Sa të rinjtë lexojnë , sa ata frekuentojnë hapësirat e bibliotekave’’, lexojnë vetëm në afate provimesh apo dhe më para  dhe se si në realitet ne i shohim këto situata? U jam mirënjohëse të gjithë profesorëve dhe studentëve, që dhanë mendimet e tyre për këtë fenomen.  Mund të thuhet se leximi është kthyer prej kohësh në një “bezdi” të madhe për të rinjtë e sotëm. Shumë prej tyre, lexojnë vetëm gjatë afateve të provimeve.

Sipas një pyetësori meanë të cilit pyeta disa studentë ata shprehen:“Të të them të vërtetën, gjatë vitit nuk lexoj sa duhet. Vetëm kur është  afati i provimeve hap ndonjë libër, ose skript”. ‘’Mendoj se nuk lexojnë sa duhet, lexojnë vetëm disa javë para provimeve, sallat janë të mbushura më shumë veç kur ka provime’’. ArditRamadani student i  vitit të parë pranë fakultetit juridik shprehet: ‘’Fatkeqësisht, më duhet të jem realist e të them se në vendin tonë, sidomos të rinjtë, janë një numër shumë i vogël që lexojnë, në këtë rast fajin nuk mund t’ia lësh askujt. Mungon dashuria për letërsinë, mungon ajo dëshira për të fluturuar me imagjinatën. Të rinjtë në vendin tanë sikur, sikur janë mbyllur në atë kafazin që mund të quhet realitet, e nuk tentojnë fare që përmes librit të i ikin sado-pak, të fluturojnë. Vlen të cekur se ka edhe të rinjë që lexojnë, sidoqoftë, në krahasim me palën tjetër, është një numër shumë i vogël’’. Rita Behadini studente e vitit të parë në Fakultetin e Biznes Ekonomisë , UEJL thekson: ‘‘Të rinjtë nuk lexojnë mjaftueshëm. Gjithçka në ditët e sotme bëhet vetëm sa për sy e faqe.Të rinjtë mbyllen në salla vetëm gjatë kohës së provimeve dhe sapo i kalojnë u fshihet memorja’’.

Rina Fazliu studente e sapo diplomuar në fakultetin Juridik pranë UT-së thotë: ‘’Nuk është me rëndësi numri sa lexojnë të rinjtë por me rëndësi se çka lexojnë! Dhe ambientet duhet të jenë plotësuar me mendje të ndritura e jovetëm figura! Ne jemi gjeneratë e ndryshimeve dhe jemi të vetëdijshëm si veprojmë dhe si pikturojmë jetët tona ‘’.  Ardita Zulfiu studente e gjuhës dhe letërsisë angleze pranë UT-së shprehet: ‘’Nga përvoja mund të them se fatkeqësisht leximi nuk është në vend të parë për studentët. Leximoret, në Universitetin e Tetovës edhe pse në të vërtetë janë me kapacitet shumë të vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm të studentëve, mbushen zakonisht në kohën e provimeve, edhe atë  kryesishtnga studentët e shkencave .Studentët e drejtimeve  tjera përarsye të mungesë hapësirës ose r arsye  tjera, nuk i shfrytëzojnë leximoret as para provimeve.’’  

Albanalogët e rinj

Albanologia Valdeta Abdullahi  shprehet:‘’Të rinjtë nuk lexojnë aspak. Po të shohim leximoret e bibliotekave ata janë tëstërmbushura vetëm  kohën e provimeve. Ndodh rrallë gjesh student që lexon gjatë kohë lirë një libër të çfardo llojit, qoftë psikologjik, filozofik apo roman.  shumëdebatohet përevistat  dhe katallogjet e MakeUp- eve sesa për libra. Nëse do vazhdojmë kështu, atëherë ardhmëria jonë do të jetë një pikëpyetje shumë e madhe’’
Sipas albaloges 
Nurie Emrullait është ky mendim: ‘’Sipas këndvështrimit tim, mendoj që të rinjtë në përgjithësi nuk kanë kulturë leximi. Por, siç kam vënë re të rinjtë janë ndarë në dy grupe: në rini që lexojnë( lexojnë për kënaqësi, jo të detyruar) dhe rini që lexon për të mbushur fletën e provimit. Për fat të keq, leximin nuk e shoh si ushqim shpirti te rinia.’’ 

Sipas albanologes Emira Aliu është ky vlerësim: ‘’Është e trishtë  thuash se nuk lexohet, sidomos nga rinia e një populli  ka nevojë për ngritje intelektuale. Lexojnë vetëm ata  e duan letërsinë, por ata janëvërtetë  rrallë. Janë  paktë ata  rinj  lexojnë thjeshtë përqejf. Mbushja e sallave mendoj se varet edhe nga lënda dhe profesori, sepse  rinjtë janë mësuar te ju detyrohet diçka, sepse nga vullneti i lirë sallat do  kishin brenda vetëm një numërvërtetë  vogël  studentëve. Fatkeqësisht numri i studentëvegjatë ligjëratave  rregullta nuk korespondon me numrin e studentëve  provim, dhe kjo tregon një mosinteresim dhe përtaci, gjë  na çon  dëm kolektiv.’’ Albanologia Almira Memishi shprehet: ‘’Sallat e bibliotekave  universiteteve mund të themi se janë bosh, jashtë kohë  provimeve.  paktëjanë ata  rinj  i sheh nëpër biblioteka  lexojnë libra jashtë shkollore . Mund të themi se rezultat i arritjes deri  këtëshkallë është teknologjiarëndësi e madhe ju jepet celularëve, rrjeteve sociale e jo leximit  një romani  do  ishte shumëme  favor të krijimit  tyre si personalitet’’. Albanologia Besmira Ziberi shprehet: ‘’Të rinjtë kanë një interes  zbehtëpërsa i përket leximit.Studenti lexon vetëm për nevoja përkohshme sa për  kaluar provimet.Por  pergjithësi edhe ai lexim tani bëhet  shumë nëpërmjet librave elektronik. Përsa u përket sallave  leximit gjatë sesioneve  provimeve vërehetnjë interes pak  i madh.’’

Mendime sipas profesorëve universitar

Profesorët shprehen se janë të pakënaqur nga puna studimore e të rinjve. Disa profesorë për të rinjtë thonë se janë të ndarë në dygrupe: në të rinj që lexojnë dhe në të rinj që nuk lexojnë kurse disa profesorë ‘’fajin’’ i’a hedhin zhvillimit të hovshëm të teknologjisë.  

Sipas profesor Vebi Bexhetit është ky mendim:’’Sot lexohet shumë pak. Për fat te keq, ky fenomen është i pranishëm edhe në rininë shkollore, madje nga shkolla fillore deri në atë universitar. Për këtë mosinteresim për lexim ndikuan shumë faktorë. Faktor, që i largon të rinjtë nga leximi tradicional, është edhe teknologjia bashkëkohore. Këto të arritura që dekadën e fundit bënë revolucion të vërtetë në të gjitha shkencat,po keqpërdoret nga një numër i madh i të rinjve. Përmes komunikimit në rrjete të ndryshme sociale,rinia shkollore por jo vetëm, largohet nga libri,me arsyetimin se leximi tradicional tani më nuk është në modë.Kjo teknologji, kësaj kategorie lexuesish i mundëson lehtësime edhe për plagjiaturë, që gjithsesi e ulë nivelin e mësimit dhe hulumtimit të mirëfilltë shkencor.’’Profesoresha Besa Kadriu shprehet: ‘’Sot, duke e pasur parasysh që zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë ka kapluar nivelet më të larta, studentët më pak joshen nga një libër apo edhe të shkojnë dhe të lexojnë në bibliotekë, sepse më atraktive ju duken versionet elektronike të të lexuarit dhe në momente kur kjo mund të ndodhë, studentët më shpesh qëndrojnë dhe përgadisin provimet në peridha të afateve të provimeve por jo edhe të ndodh në një kohë kur ata duhet të bëjnë si pjesë të praktikës së tyre leximin’’.

Profesoresha Jehona RushidiRexhepi thotë’’Si ndikim i teknologjisë, të lexuarit  është vetëm si detyrim, Rrallë në kohë të lirë, rrallë lexim i vëmendshëm’’.  Profesor Mustafa Ibrahimi thotë: ‘’Sa i përket lëndevë të mia, me anë të studim rastit apo projekteve, në njëfarë mënyre i nxis dhe motivoj që të lexojnë gjatë tërë vitit. Si një rregull e pashkruar se studentët lexojnë para provimeve, që është një shprehi e gabuar’’ dhe shton ‘’ Është fakt se bibliotekat janë të zbrazëta apo gjysmë të zbrazëta. Në pamje të parë mund të themi se nuk lexohet, mirëpo digjitalizimi i bibliotekave studentëve u mundëson të lexojnë edhe në shtëpi.Mendoj se mundësitë  për  të lexuar sot janë më të mira, por për fat të keq në përgjithësi mungon kultura e të lexuarit! Mendimi i Profesoreshës Merale ShehabiVejseli për të rinjtë është:’’Të rinjtë e këtij shekulli nuk lexojnë aq sa duhet ose nuk kanë kulturë leximi. Arsyjet janë të shumta e një nga ato është edhe zhvillimi i hovshëm i teknologjisë. . Sipas tyre nuk është  modë  ecin me libra  duar pasi ka metoda tjera për  fituar dije.  lënden time  ka ndodhur shpesh qe studentët  thonë  falë kërkesës sime   marrin nga dy libra me vete për punimin kërkimor janë futur  bibliotekëPor, ka një numër vogël  studentëve  akoma lexojnë dhe kanë kulturë leximi,  bisedë me këtë grup studentësh ndihesh mirë pasi dinë debatojnë me fakte dhe argumente.  fundmi mund  them studentët parapëlqejnë leximin  rrjete sociale.’’  Sipas profesor Zeqir Kadriut ‘’Sot të rinjtë nuk janë lexues të rregull si dikur’’. Sipas profesorit’’Ekzistojnë shumë arsye të cilat kanë sjellë deri tek kjo.. Kushtet e jetesës dhe mënyra se si prindërit e menaxhojnë edukatën në familje. Jeta në fluksin e sotëm të stërngarkuar me internet dhe me mënyrën e komunikimit.Një kategori të rinjësh shkollimin nuk e marrin si një çështje serioze dhe futen shumë formalisht në provim.Bibliotekat i gjejmë të mbushura ndonjëherë vetëm kur është afati i provimeve. Pa lexim nuk ka shkencë. Vetëm të lexuarit nga interneti studjuesin e sotëm e lë të cekët! ‘’ 

Profesoresha Zejnepe Alili –Rexhepi  shprehet‘’Meqenëse i besoj faktit se libri nuk është vetëm referencë drejt dijes, por përmbushje e rëndësishme shpirtërore dhe kulturore, atëherë nënkuptohet që leximi është domosdoshmëri! Andaj, thuhet: “Lexo, para se të mendosh”! Kur je midis studentësh e kupton se ngjyra më e bukur e mozaikut të dijeve të tyre është leximi, qoftë ai i domosdoshëm, përmes literaturës mësimore, qoftë ai artistik, që e pikas teksa komunikon me ta. Studentët lexojnë. Besoj, se ata e dinë, se thelbi i gjithçkaje të mirë mësohet nga librat. Leximi i shënon gjurmët më të vlefshme për atë se kush je dhe ajo që do t’u mbetet brezave! Madje, jo vetëm si përfitime letrare në kohë, por si identifikim i vetes dhe brezit që përfaqëson.’’Profesoresha Vjollcë Berisha thotë:’’Leximi është në krizë ose, thënë  më mirë, është në garë  me teknologjinë, e cila, sikurse dihet ka vrap marramendës. Në këtë garë jo rrallë kërcënohet leximi, sado i pazëvendësueshëm që të jetë si inxhinjer i personalitetit njerëzor. Unë bëj pjesë tek ata pedagogë që s`e shohin të zezë ardhmërinë e leximit, që presin njerëzimi të trokasë në derën e poezisë për të kërkuar një këngë për lëmoshë.Vleresoj që ka studentë të mirë që, në mos dëshirën për të lexuar, ende nuk e kanë bjerrë mendimin e mirë mbi librat, mbi rolin e tyre. Vullneti për lexim duhet të cytet edhe nga vetë pedagogët me rekomandime të drejta në të gjitha nivelet e shkollimit.’’

Bibliotekat universitare…

‘’Në bibliotekë kemi tre  kategori të studentëve, ata që i shfrytëzojnë hapësirat e bibliotekës, ata që huazojnë libra dhe tërhiqen në këndin e tyre dhe ata që shfrytëzojnë burime online për studime edhe pse kategoria e fundit në dallim prej vendeve më të zhvilluara është ende në nivel shumë më të ulet për shumë arsye. Po, përsëri na gëzon fakti që biblioteka është e stërmbushur gjatë afateve të provimeve’’ shprehet Elmedina Abdullahi, punonjëse në Bibliotekë (Reference and Cataloguing Librarian),UEJL

Arbana Ajdini, e punësuar në Bibliotekën e Fakultetit të Filologjisë dhe Filozofisë në UT thotë‘’Sa i përket Bibliotekës së UT-së ineresimi i studentëve është tejet i lartë sa që shpesherë nuk ka vende të mjaftueshme për studentët e interesuar që shprehin dëshirë të lexojnë në leximore.Studentët lexojnë në mënyrë permanete,por interesimi më i madh për lexim vërehet më shumë gjatë sesionit të provimeve.’’

  Mendime për këtë fenomen kanë shprehur dhe kryetarët e parlamenteve studentore.

Kryetari i Parlamentit Studentor pranë UEJL-së Veton Iljazi:  shprehet:’’Shpesh- herë kemi hasur pyetjen e këtillë,  krahasimet  me të moshuarit se si në kohën e rinisë së tyre ata kanë lexuar më shumë dhe se rinia e sotme  përfaqëson gjeneratën pasive kafenesh, patjetër  komentet e këtilla mbarojnë me përbuzje .Ne jemi ata të cilët nesër do të jemi forca shtytëse e kësaj shoqërie. Materialet te cilat lexohen nga ana e rinisë sonë janë librat, portalet dhe artikujt e  profileve profesionale përkatëse të cilat janë arsyeja e vetme që shfrytëzohet leximorja në kampusin e UEJL-së ose artikujt e portaleve të cilave nuk u’a dimë  as autorët, as burimet e informacioneve dhe siç në të shumtën e rasteve ata bazohen në supozime dhe nga kjo rezulton një rini e cila ka mendim labil dhe nuk arrij të mbështes mendimet dhe idetë e tyre në biseda me fakte e argumente. Kjo fillon që në fëmijëri sepse fëmijëve i’u servohen nga sistemi arsimor lektyrat apo materialet tjera, nuk i’u jepet liri që ata të shprehin atë që duan ta lexojnë, qoftë  të ishin libra shkencor, biografi, komedi, triler apo çfarëdo qoftë. Prej në nismë të fëmijës  ata bllokojnë trurin e tyre kureshtar  dhe arrijnë ta shuajnë  atë dhe kështu  nis mos interesimi i tyre për  të lexuar.   Mund të themi se edhe  problem tjetër është mungesa e hapësirave publike për lexim si dhe mangësia e bibliotekave me literatura moderne të cilat arrijnë të kënaqin kurreshtjen e rinisë. Problemi qëndron tek çkalexon rinia e jo a lexon?!’’

Kryetarja e Parlamentit Studentor pranë UT-së , Donika Kamberi thotë ‘’ Të rinjtë lexojnë por ndryshe nga ato të rinj që sot janë në moshë të thyer ose nuk janë më. Aso kohe ështëlexuar literaturë e ngurtë, e rezervuar dhe e përgatitur në kuzhinat e regjimit kurse sot të rinjtë falë zhvillimit të hovshëm të teknologjisë kanë qasje në çdo lloj literature, kanë liri absolute dhe kulturë të servuar për të lexuar. Leximi sot është ndryshe, me një smartphone e ke botën në dorë, sot të rinjtë përveç se lexojnë për një fenomen ato mund edhe ta shohin si realitet që ndodh diku në një skaj të botës. Por shoqëria globale sot ka një hall të madh që e qajmë të gjithë…po i humb kuptimi LIBRIT atij të vërtetit. Studentët e Universitetit të Tetovës janë frekuentues të rregullt të bibliotekave nëpër hapësirat e Universitetit, shpesh hapësirat që i kemi nuk mund të përfshinë numrin e madh të studentëve. Zakonisht fluksi studentëve që mësojnë në bibliotekat e Universitetit është i njejtë si para afatit të provimeve ashtu edhe pas duke pasur parasysh që bibliotekat ndodhen në hollin e njejtë edhe me sallat ku mbahen ligjeratat studentët në kohë pauze i shfrytëzojnë. Zakonisht gjatë semestrit studentët mësojnë dhe lexojnë individualisht kurse gjatë afatit provimeve kemi vërejtur se mblidhen grup studentësh të drejtimit të caktuar dhe mësojnë në grup duke i shkëmbyer njohuritë e njëri tjetrit.’’


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu