Xhevat Ademi: BDI nuk do të lejojë dënimin e huliganëve

Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi tha se i ka falur huliganët për dhunën e 27 prillit, ndërsa i bëri thirrje edhe Qeverisë së re që t’i falë ata. “Ju flas nga përvoja. Çdoherë kur kam falur, më mirë më ka dalë. Më besoni. Unë i kam falur ata, jam i bindur që edhe ju do t’i falni”, tha Xhevat Ademi në Kuvend. Ademi tha se BDI nuk do të lejojë që kjo Qeveri të merret me revanshizëm dhe të hapë procedura penale kundër zyrtarëve të VMRO-së. “Unë jam i bindur se kjo Qeveri nuk do të bëjë revanshizëm. Edhe po të dojë, ne deputetët nuk do të lejojmë”, tha Ademi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu