Rama zbulon prapaskenat: Pse i dhashë Bashës 6 ministri

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot arsyen se pse pranoi që të lidhte marrëveshje me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Nga një takim me banorët në Lezhë, Rama u ka shpjeguar qytetarëve pse i dha Bashës 6 Ministri, përfshi dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Sipas Ramës, kompromisi me Bashën, ishte një mundësi që PD-së që të kuptonte gabimet , dhe paranojat se shteti përdorte administratën për fushata elektorale.

“Kam shpresë se zgjedhjet kur të përfundojnë dhe të jenë të pakontestuara dhe kush humbet do përgëzojë fituesin.

Kjo ishte dhe arsye se pse unë nuk pata asnjë hezitim që PD t’i ketë gjithë sytë e veshët në administratë dhe të kontrollojë dhe të shoh se gjithë ajo paranojë se shteti vë njerëzit në rresht dhe ushtron presion, nuk është realiteti jonë. Por ka dhe fenomene të tilla”,- tha Rama. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu