Sot, u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga ministri i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu tek ministrja e sapoemëruar, Renata Deskoska.
Gjatë pranim dorëzimit të detyrës, Lutfiu i uroi Ministres se re të Arsimit dhe Shkencës, punë të mbarë,
Nga ana tjetër, ministrja e sapozgjedhur, znj.Renata Deskoska u shpreh e gatshme për pranimin e detyrës së re si Ministre e Arsimit dhe Shkencës, transmeton InfoShqip.
Ministrja e re edhe njëherë siguroi se që testimi ekstern do të shkëputet plotësisht, ndërsa theksoi se edhe nëse nuk e voton kuvendi, ministria e saj do të gjejë mënyra tjera për të shkëputur testimin.
Ajo gjithashtu premtoi se do të ketë rritje të rrogave për të punësuarit e arsimit. Siç tha, kjo është e paraparë në kuadër të rritjes së rrogës minimale dhe mesatare. /InfoShqip.com