Para pak minutash ka ndodhur një incident në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë shkrepur armë zjarri.
Sipas dëshmitarëve që gjenden brenda ndërtesës së ministrisë, thuhet se një i moshuar ka shtënë me revole.
Siç mëson infoShqip, gjuajtësi është 57 vjeçari Ljupço S. nga Velesi.
I dyshuari, besohet se ka shtënë në drejtim të ish-ministrit të shëndetësisë Nikola Todorov.
Todorov ndërkaq nuk është i lënduar. I dyshuari është arrestuar. /InfoShqip.com