Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe euro komisari për zgjerim Johanes Hahn, kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë.
Ata porositën se presin që Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev dhe opozita, të përgatisin program të përbashkët për agjendën reformuese e cila do të jetë në dobi për Republikën e Maqedonisë.
“Ne e përshëndesim votimin për qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë punën që qeveria e re, si dhe opozita do ta bëjnë që në mënyrë konstruktive të implementohen të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinos dhe Prioritetet reformuese urgjente”, thuhet në kumtesën e dyshes së lartë evropiane.
Në adresë të qeverisë së re urime kanë ardhur edhe nga State Deparatamenti Amerikan dhe nga Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg.