Tre autobusë janë djegur mbrëmë në një parking në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, njoftojnë nga MPB. Sipas policisë, një banor rreth orës 03:00 ka denoncuar rastin në polici së në rrugën “Radusha” janë kapluar nga zjarri tre autobusë, transmeton Zhurnal.
Njëri ka qenë e markës “MAN” me targa të Shkupit, autobusi i dytë marka “Beulas” me targa të Shkupit dhe autobusi i fundit ka qenë në pronësi të “Bus travel”, respktivisht në pronësi të T.N. (25) nga Shkupi.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve, megjithatë autobusët janë djegur në tërësi.