A do të jap dorëheqje Zvrlevski

Asnjë lajm në lidhje me Mark Zvrlevski nëse do të japë dorëheqjen nga pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm. Tërheqjen e tij e ka kërkuar edhe kryeministri Zoran Zaev.

Tentativat e Alsat-M për të kontaktuar me të kanë qenë të pamundshme për të kontaktuar me të.  Procedura për zgjedhjen e prokurorit të shtetit sipas rregullores është se Kuvendi me një propzim nga Qeveria shpall konkurs. Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare.

“Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë, me kërkesë të Qeverisë, brenda 15 ditëve nga dita e marrjes së kërkesës nga Qeveria dorëzon arsyetim të mendimit, pozitiv apo negativ, me shkrim te të gjithë aplikantët e kualifikueshëm të shpalljes në përputhje me ligjin “- thuhet Neni 41 i ligjit për prokurorinë publike.
Ligji, Këshillit të prokurorëve i lejon edhe një afat plotësues prej 15 ditësh nëse në afatin e parë nuk ka dhënë mendim. Nëse edhe në këtë afat nuk ka mendim atëherë kjo merret si mendim pozitiv. Nëse përsëri Këshilli i prokurorëve nuk jep dritë jeshile për asnjë nga kandidatët e paraqitur në konkurs për prokuror shtetëror, Kuvendi e ripërsërit konkursin.
Nëse Zvrlevski jep dorëheqje apo shkarkohet, do të trashëgojnë zëvendësit e tij. Vitin e kaluar, pa një ditë të vetme pune fushën e prokurorisë, si zëvendës të Zvrërlevskit, ishte emëruar ish ministri për punë dhe politikë sociale nga rradhët e BDI-së, Xhelal Bajrami, por edhe gruaja e zv/ministrit për punë të jashtme, nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Isajlovski, Anita Topalova-Isajlovska.Përndryshe, dhjetë vjet më parë, kur VMRO – DPMNE erdhi në pushtet, ajo ndryshoi prokurorin e atëhershëm publik, Aleksandër Përçevski me 61 vota dhe e vendosi Ljupço Shvërgovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu