Milot Rashica ishte goditja e parë përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm.
Mesfushori i Viteses ka bërë përfundimisht zgjedhjen e tij dhe këtë ja ka konfirmuar me një mesazh presidentit të federatës Duka dhe trajnerit De Biazi.
“Ju falënderoj për mbështetjen disa vjeçare që më keni dhënë. Jam i lumtur që kam bashkëpunuar me ju por do luaj për Kosovën”.