Historia e Realit në një imazh: A e dini sa tituj të Ligës së Kampionëve kanë fituar së bashku këta legjenda?

Imazhi flet gjithçka. Besa edhe mëshomë se kaq.

Historia e Real Madridit janë bashkuar në stadiumin e Mileniumit të Cardiffit, ku sonte do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Realit.

Disa prej ish-lojtarëve madrilen ishin në stërvitjen e fundit të Los Blancos, ku i dhanë përkrahje trajnerit Zinedine Zidane dhe futbollistëve.

Por, shtohet pyetja se a e dini se sa tituj të Ligës së Kampionëve kanë fituar së bashku shtatë futbollistët e fotos së poshtme?

Ata së bashku kanë fituar hiq më pak e më shumë se 20 tituj të kampionit të Evropës me Realin.

Karambeu, Raul, Roberto Carlos, Figo, Zidane, Mijatovic, Salgado dhe Seedorf

Cristiano Karembeu (2 Champions -1998 dhe 2000-), Raul Gonzalez (3 Champions -1998,2000 dhe 2002-), Roberto Carlos (3 Champions -1998, 2000 dhe 2002), Luis Figo (1 Champions – 2002), Zinedine Zidane (3 Champions, 1 si lojtar në 2002, 1 si trajner i dytë në 2014 dhe një si trajner kryesor në 2016), Pedrag Mijatovic (1 Champions -1998-), Míchel Salgado (2 Champions -2000 dhe 2002 – dhe Clarence Seedorf (5 Champions – 2 me Madrid në 1998 dhe 2000, 1 me Ajax në vitin 1995 dhe 2 me Milan në 2003 dhe 2007).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu