Juventus – Real Madrid, formacionet e mundshme pas stërvitjeve të fundit

Juventus dhe Real Madridi i kanë përfunduar edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes së madhe finale në Ligën e Kampionëve.

Juventusi pritet të startojë me Andrea Barzagli, Dani Alves dhe Sami Khediran, ndërsa te mbretërit do të mungojë Gareth Bale.

Stefano Sturaro dhe Marko Pjaca janë të lënduar dhe Max Allegri nuk mund të llogarit në ta.

Juve pritet të luajë 4-2-3-1, por që mund të kthehet edhe në 3-4-3 me Barzagli që do të luajë në krahë të Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit.

Khedira në mesfushë me Miralem Pjanicin, ndërsa Dani Alves dhe Alex Sandro në krahë.

Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic do të mundohen ta ndihmojnë në sulm Gonzalo Higuainin.

Real Madrid do të luajë me lojtarët më në forme.

Bale nuk është në 100 për qind të formës dhe do të jetë në bankë.

Isco do të luajë pas sulmuesve, Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzema.

Raphael Varane do të jetë në mbrojtje me Carvajal në krahun e djathtë.

Formacionet e mundshme

Juventus (3-4-3): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Dani Alves, Pjanic, Khedira, Alex Sandro; Dybala, Higuain, Mandzukic

Real Madrid (4-3-3): Navas; Danilo, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Bale, Benzema, Cristiano Ronaldo


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu