Humb jetën vajza palestineze e qëlluar me armë nga forcat izraelite

Humb jetën në spital vajza palestineze e cila ishte plagosur nga ushtarët izraelitë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim, me pretendim se “kishte tentuar të sulmojë me thikë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i zyrës në Palestinë të Lëvizjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Adnan er-Rabi, në një deklaratë me shkrim tha se “Para lëndës e cila pritej të shqyrtohej në Gjykatën izraelite, morëm lajmin e vdekjes së vajzës 15-vjeçare, Nevaf İnfiat”. Rabi bëri të ditur se lajmin për vdekjen e vajzës palestineze ia kanë raportuar edhe autoriteteve izraelite.

Nevaf İnfiat dje në qytezën Ya’bed të qytetit Jenin ishte plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë të ushtarëve izraelite. Vajza palestineze, pas ndërhyrjes së parë në vendin e ngjarjes nga shërbimi i emergjencës ishte dërguar në spitalin Hiyleb Yafa të Izraelit.

Organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për “ekzekutimin e palestinezëve në mes të rrugës me pretendim se kanë tentuar të sulmojnë”.

Sipas raportit të publikuar dje nga Qendra e Hulumtimeve Abdullah el-Havrani, e lidhur me Organizatën Çlirimtare të Palestinës, njoftohet se në aktet e dhunës gjatë 5 muajve të para të vitit 2017 kanë humbur jetën 34 persona, ku 9 prej tyre janë fëmijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu