Tërhiqet nga përdorimi qumështi i foshnjave “Novalac 1”

Në mënyrë parandaluese tërhiqet nga tregu formula e qumështit Novalac 1, 400 gr, seria 9903524, me afat përdorimi deri në 24.09.2019, i prodhuesit UP Medi-Europa SA, me prejardhje nga Franca.

Siç njoftoi kompania Medis SH.P.K., përfaqësia Shkup, shpërndarëse e produkteve Novalas Medis, arsye është prania eventuale e përbërjes jo përkatëse të ester të acideve yndyrore (3-MCPD, glicidil ester), i verifikuar me analiza.

Për tu shmangur çfarëdo lloj pasojash të mundshme negative ndaj shëndetit nga kompania këshillojnë që blerësit të mos e përdorin Novalas 1. 400 gr, seria 9903524, me afat përdorimi deri në 24.09.2019. Blerësit mund t’i kthejnë produktet e kësaj serie prodhimi në farmaci dhe do t’i kthehen mjetet financiare.

Blerësit mund të marrin informacione shtesë në [email protected], si dhe në numrat e telefonit 00389 22603604 и 00389 786 42 772.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu