Policia maqedonase ka arrestuar katër persona për trafik lëndësh narkotike, dy prej të cilëve janë nga Shqipëria.
Policia e Ohrit ka arrestuar K.H (48) nga Struga dhe S.A (34) nga Shkupi, të identifikuar si anëtarë të grupit ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike, përcjell Albeu.com.
Kundër të dyve, si dhe kundër dy shtetasve shqiptar S.S.D (43) dhe A.Q (44) është bërë kallëzim penal për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”.
Në bazë të hetimit të zbatuar është vërtetuar se K.H së bashku me S.A në shkurt të këtij viti organizuan furnizimin e 38.955 kilogramë marijuanë nga persona të panjohur nga Shqipëria, ku K.H së bashku me dy shtetasit shqiptarë S.S.D dhe A.Q, organizuan që ajo të bartet nga Shqipëria në Maqedoni në ujërat e Liqenit të Ohrit.