Rama porosi edhe për Zaevin dhe qeverinë e re

Pas krijimit të qeverisë së re në Maqedoni, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka aktualizuar cështjen e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtetë, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Shfrytezoje rastin te shprehe kenaqesine nga fakti se edhe ne vendin fqinj punet po marrin kahje normale. Jam shume i lumtur qe kemi dhene shembuj te mire si Parti Socialiste (PS) dhe si Qeveri, nje komuniteti te vogel, me nje numer te vogel banoresh ne vete Shqiperi, pasiqe ne e respektojme faktin se ata jane si ne dhe te ndryhem se ne. E respektoje fatin se ato jane nje familje e vogel qe jane midis nesh dhe duke dhene shembullin se i respektojme si te jene pjese e jona, ne ju tregojme fqinjeve tone se per nje numer shume te vogel komuniteti, ne i respektojme si pjese e kombit tone, por per nje numer shume te madh te shqiptareveqe jetojne ne Maqedoni, cfare beni ju? Per arsye se shqiptaret ne Maqedoni nuk jane pakice, ata jane etnitet shtetformues”, deklaroi kryeministri Rama, ne takimin parazgjedhor me Forumin e Gruas se Partise Socialise ne Korçë.

Maqedonasit ne Shqiperi me teper jetojne Prespë (pjesa e Shqiperise), ndersa nje numer simbolik i tyre jetojne edhe ne Korçë e Tiranë.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu