Koçan përsëri në Prokuroi Publike Speciale

Biznesmeni Sead Koçan sot ishte përsëri në Prokurorinë Publike Speciale. Ai ishte në këtë prokurori para 10 ditëve për të bërë shqyrtim të dokumenteve dhe fakteve që ka kjo prokurori kundër tij. Ai ishte e paraparë që sot të merret në pyetje, mirëpo me vete, së bashku me avokatin e tij, Nikolla Dodevskin kishte sjellë edhe një kërkesë për të bërë shqyrtim shtesë të dokumenteve, duke i pamundësuar PPS-së që ta marrë në pyetje, për çka ishte edhe i thirrur, njofton InfoShqip.

Ai nuk deshti të jep deklarata për gazetarët, mirëpo avokati i tij tha që ishte një vizitë procedurale. Këtë për InfoShqip e konfirmuan edhe nga PPS.

Ndryshe, Koçan është i dyshuar për rastin Trust, ku dyshohet se në mënyrë jo ligjore dhe me dokumente jo të vërteta ka fituar një tender që e ka çuar shtetin në dëm prej rreth 17 milion eurove./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu