Shekerinska: Synimi ynë strategjik anëtarësimi në NATO

Ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Radmilla Shekerinska sot u takua me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Maqedoni, Kapitenin e marinës Gorazd Bartol, me ç’rast theksoi se Maqedonia është e angazhuar për partneritet të vërtetë me NATO-n, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Anëtarësimi në Aleancë është një nga prioritetet strategjike kryesore të shtetit tonë. Qëllimi ynë është që të shohim përpara dhe të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

Ndër të tjera ministrja Shekerinska ka theksuar se pas Samitit të NATO-s në vitin 2008, mesazhi politik i dërguar nga Maqedonia nuk ishte i mirë, dhe pastaj ka pasuar ngadalësimi i procesit reformues, dhe se Qeveria zhvillon programe ambicioze për reformat e brendshme.

“Për ne ekzistojnë tre elemente kyçe – reformat në ushtri, të vendosura me orare të vërteta dhe reale, modernizimi i ushtrisë, për çka presim edhe mbështetje për këtë proces nga ana juaj dhe reformat e brendshme në lidhje me stafin, të cilat janë të rëndësishme për ne që të tregohet profesionalëm dhe të çlirohet nga politika”, theksoi ministrja Shekerinska.

Shekerinska ka thënë se Maqedonia mbi të gjitha ka treguar se ka kapacite për ndryshime dhe se ka aftësi për t’u kthyer në rrugën e duhur.

“Optimizmi për pranimin e vendit në NATO është në rritje, por punët e papërfunduar kanë ngecur shumë”, tha ajo.

Kapiteni i marinës Bartol ka theksuar se NATO-ja ka kthyer rajonin e Ballkanit Perëndimor në fokus dhe është përkushtuar për zhvillimin e të gjitha aspekteve të bashkëpunimit dhe mbështetjes të vendeve të rajonit.

“Zyra ime është e gatshme për avancimin e bashkëpunimit me Ministrinë dhe për mbështetje të plotë të procesit të reformave në këtë fushë”, shtoi ai.

Përfaqësuesit e Zyrës potencuan se në qoftë se në vitin 2008 problemi i pranimit të Maqedonisë në NATO konsiderohej mosmarrëveshja për emrin, tani shtetet anëtare të NATO-s presin që Maqedonia të sigurojë se ajo është në rrugën e reformave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu