Në Maqedoni gjendet i vdekur një shtetas i Kosovës

Një shtetas i Kosovës i moshës 60 vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një makinë të tipit “Mercedes” me targa të Kosovës. Trupi i pajetë i shtetasit të Kosovës është gjetur në afërsi të pompës së benzinës Makpetrol, para pikëpagesës në Petrovec.

Policia në raportin e saj ditor njofton se rasti është denoncuar nga ana e ndihmës së shpejtë mëngjesin e sotëm rretho orës 04:15 dhe se pas hetimin në vendngjarje është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale SH.N. 60 vjeç nga Kosova. Trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion. Megjithatë deri më tani nuk ka informacione lidhur me shkakun e vdekjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu