Nga VMRO-DPMNE vazhdojnë të këmbëngulin se kjo parti ka bërë shumë reforma për marjjen e statusit-kandidat.
Sipas kësaj partie LSDM duhet ta mbajë premtimin e dhënë ndaj qytetarëve për hyrje sa më të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe Nato, pa hyrë në negociata të cilat do të ishin të dëmshme për vendin.
Në kumtesën e tyre thuhet se Zoran Zaev në mbrëmje paralajmëron se do ti përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë dhe se do ti bind fqinjët jugor që të ndalojnë ti bllokojnë integrimet euro-atlantike të RM-së, ndërkaq ditën e ardhshme ai në telefonat me kryeministrin grek Aleksis Cipras merr përsëritje të vijave të kuqe greke.
Thuhet se hapat e deritanishëm të qeverisë së re janë antireformuese dhe nuk sjellin asnjë vlerë plotësuese për qytetarët.