SKANDALOZE/ I burgosuri vdes në Idrizovë, nuk kishte mjek në ndrrim

Dyzet e pesë vjeçarje nga Strumica ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në burgun e Idrizovës.

Pasi është alivanosur, është thirrur ndihma e shpejtë, ngase pasdite dhe në mbrëmje nuk ka mjek kujdestar. Mjekët e ndihmës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen.

Drejtori i burgut “Idrizovë” ka konfirmuar se e burgosura ka humbur jetën.

Arsyeja e vdekjes do të dihet pas mbarimit të obduksionit.

Nga janari deri tani, kjo është personi i gjashtë i dënuar i cili ka vdekur në burgun më të madh të Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu