Dimitriev në PPS: Erdha të kontrolloj dëshmitë, jo të dëshmoj

Ish-kryeministri teknik i Maqedonisë Emil Dimitriev, sot është paraqitur në Prokurorinë Speciale por sipas tij nuk ka dhënë dëshmi vetëm se ka kontrolluar dëshmitë për rastin “Talir”, ku ai është njëri nga 14 të dyshuar.

Dimitriev në PPS ka qëndruar rreth një orë, ndërkaq bashkë me të ka qenë edhe avokati, Nikolla Dodevski, i cili është mbrojtës i të dyshuarve të VMRO-DPMNE-së.

Ai deklaroi për media se nuk do që t’i komentojë arsyet e hetimit të PSP-së në rastin “Talir” për financimin e paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE.

Ashtu siç mësohet, PSP ka  dërguar porosi deri te 14 të dyshuar që të japin dëshmi për “Talir” në hapësirat e PSP-së. Ndryshe në këtë rast, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevsk, është dyshuari i parë në këtë rast.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu