Cristiano Ronaldo me një lajm të keq për të gjithë tifozët shqiptarë.
Real Madrid ka zhgënjyer tifozët shqiptarë.
Klubi madrilen synon ta përsëris formulën e suksesshme nga edicioni i kaluar duke i dhënë pushim shtesë yllit kryesor të ekipit, Cristiano Ronaldo.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se Ronaldo do të pushojë për 30 ditë, përcjell “lajmi.net”.
E kjo nënkupton se ai do të mungojë edhe në ndeshjen finale të Superkupës së Evropës kundër Manchester United në Shkup më 8 gusht.
Tifozët shqiptarë kanë shpresuar ta shohin portugezin, por tani duket se ai nuk do të luajë kundër ish skuadrës së tij./InfoShqip.com