Para pak kohësh është vetëvrarë me armë zjarri veterani dhe invalidi i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Njazi Bytyqi, nga qyteti i Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar njëri nga të afërmit e të ndjerit nga familja Bytyqi.
I nderi që nga paslufta ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si “Trodon dhe Diazepan”. I ndjeri gjatë periudhës së fundit ka punuar si Taksi në qytetin e Ferizajt.
Gjatë ditës së premte, i ndjeri kishte vizituar të afërmit, shokët dhe dashamirët por nuk kishte diskutuar me askënd se do të merrte një vendim të tillë për vetëvrasje.