Dika nuk është më në RDK, lamtumirë politikës

Ish-zëdhënësi i RDK, Artan Dika, një nga mjekët e njohur në Klinikat e Shkupit që i ishte bashkuar RDK në ciklet e parafundit zgjedhore, është larguar nga skena politike.

“Patjetër se do vazhdoj ta ndjek politikën e edhe të merrem me të, por angazhimi im nëpër parti politike ka përfunduar. Të qenit aktiv në politikë kërkon kohë, punë dhe energji. Kam gjithnjë e më shumë punë në klinikën ku punoj dhe një perspektivë shumë të mirë profesionale, prandaj edhe mundësinë për aktivitete shtesë e kam të kufizur. Siç besoj edhe për shumë të tjerë në RDK, ai ka qenë një angazhim nisur nga një detyrim intelektual dhe patriotik për të ofruar një alternativë më të mirë dhe si një detyrim moral për të mbështetur themeleuesin e RDK-së për sakrificën e bërë nga ai për shqiptarët në vitin 1997. Angazhimi partiak tashmë është një mision i kryer. Ai fillon dhe mbaron me RDK-në”, theksoi Dika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu