Së paku 37 persona janë lënduar, në mesin e tyre 10 fëmijë, janë lënduar si pasojë e zjarrit, i cili shpërtheu sot në mëngjes në një qendër për strehimin e migrantëve në qytetin e Bremenit, në veri të Gjermanisë.
Zjarri nisin në një shportë të mbeturinave në podrumin e ndërtesës, në të cilën ishin të vendosur rreth 100 migrantë, njoftoi një zëdhënës i policisë.
Sipas fjalëve të tij, hetimet janë duke vazhduar. Shërbimi i zjarrfikësve në Bremen njoftoi se 14 të lënduar, përfshirë dhjetë fëmijë, janë dërguar në spital, ndërsa të lënduarit tjerë janë trajtuar në vendin e ngjarjes./InfoShqip.com