Liqeni i Dibrës është ndotur dhe shëndruar në një deponi të egër nga hudhja e masave plastike dhe mbeturinave tjera. Andaj për pastrimin e tij çdo vit kujdesen shoqatat ambientaliste…
Epidemiologët thonë se niveli i ndotjes është në shkallën e dytë dhe nëse nuk meret diç ky liqen do të shndërohet në vatër infeksioni me çka pamundësohet për ta shfrytëzuar qytetarët liqenin e Dibrës për freskim dhe rekreacion sportiv.
Aktualisht niveli i ndotjes është në shkallën e dytë njofton drejtori i qendrës epidemitologjike Mentor Mela.
Këtë verë në liqenin e Dibrës intensifikohet aktiviteti i shoqatave edhe nga amerika në bregun e liqenit për të siguruar pushuesit në dy pika vrojtimi do të angazhohen edhe roje shpëtimtarësh.
Uji i liqenit të dibrës aktualisht mundet të shfrytëzohet për larje dhe rekreacion sportiv, por për zgjidhjen e këtij problemi nevoitet angazhim konkret, nga Ministria e ekologjisë, në intensifikimin e aktiviteve rreth zgjidhjes afatgjate të problemit rajonal të trajtimit të mbeturinave të forta