Në faqen zyrtare të KQZ, në Prishtinë janë proceduar rreth 10 për qind e votave. Aty pritej garë e fortë në mes të LDK-së që ka udhëhequr gjatë Prishtinën dhe Vetëvendosjes që me Shpend Ahmetin është në përfundim të mandatit të parë.
Në këtë pikë të numërimit zyrtar të votave, Vetëvendosje prin me 41 për qind të votave ndërsa LDK-ja ka 35 për qind të votave. Kjo përqindje mund të ndryshojë deri në fund të procesit të numërimit./InfoShqip.com