Për shumë vite radhazi në qytetin e Gjilanit ka qenë e pamundur që të udhëheqë dikush tjetër përpos Lidhjes Demokratike të Kosovës, por si duket gjërat kanë ndryshuar në këto zgjedhje.
Në bazë të rezultateve të para të KQZ-së, del që Lëvizja Vetëvendosje po prin me 33.61 përqind të votave, shkruan Indeksonline.
Pas Vetëvendosjes në renditjen e Gjilanit është Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion me AKR-në dhe Alternativën e pasuar nga PDK në koalicion me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.
Komuna e Gjilanit ka pasur gjithsej 129 vendvotime./Indeksonline/