Numerohen 40 për qind e votave, këto janë rezultatet

Nga 39.48 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 37.32 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 24.33 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 22.23 për qind.

 

Deri më tash janë 18.332 fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 8.03 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.18 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka 1.02 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu