Pas 58 % të votave të numëruara në KQZ, PAN udhëheqë, partia e dytë dhe e tretë shumë afër (FOTO)

Nga 58,92  për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 35,98 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 24,98  për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 23,45 për qind. Deri më tash janë 31.573 fletëvotime të pavlefshme, transmeton InfoShqip.

Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 7.71 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.37 për qind, Fjala, 1.01 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind./InfoShqip.com

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu