Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitën e parë zyrtare në Bruksel ku do të takohet me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, përfaqësuesen e lartë të BE-së dhe nënkryetaren e KE-së Federika Mogerini, me komisarin për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim Johanes Han, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Qëllimi i takimit të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës është Qeveria ta konfirmojë përkushtimin e tij të plotë të integrimeve në BE dhe NATO.Zaev do të shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
“Të gjithë pa përjashtim shohin shpresë të madhe në Kabinetin tim dhe në qeverinë e re për ta kthyer vendin në rrugën evropiane. Kjo për ne është motiv shtesë që menjëherë të përfshihemi me proceset reformuese që i kemi premtuar para qytetarëve dhe para miqve tanë në Bruksel” tha kryeministri Zoran Zaev./InfoShqip.com