Sot në Prokurorinë Publike Speciale duhet të vazhdojë marrja në pyetje e të dyshuarve për rastin “Talir”, që ka të bëjë me financim të paligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE.
I dyshuari i parë është Nikolla Gruevski, i cili të premten nuk u paraqit në gjykatë sepse nuk kishte marrë ftesë të rregullt.
Ndryshe, javën e kaluar për rastin “Talir” në PPS janë paraqitur sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri teknik, Emil Dimitriev, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova, si dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska- Remenski./InfoShqip.com