Benzina prej sonte në mesnatë lirohet për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i diselit ulet për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të rafinuara dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 6,52, gjegjësisht 4,17 për qind.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 62,5, ndërsa i EUROSUPER BS-98, 64,5 denarë për litër.
EURODISEL (D-E-V) do të shitet për 48, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 36,5 denarë për litër.
Me vendim nga KRRE, për 1,176 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrij 25,206 denarë për kilogram.
Si shkak për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 6,85 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,94 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin.