Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk po gjen assesi “ilaç” kundër Lëvizjes BESA. Rejtingu gjithnjë e në rritje i Besës, e që e tregojnë edhe vetë anketat interne të BDI-së, tregoi se të kota ishin shpifjet e kuzhinës së BDI-së dhe se ato vetëm se kanë rritur edhe më tepër rejtingun e partisë së Bilall Kasamit. Pasi nuk kanë dhënë rezultat as lojërat në prapaskenë të BDI-së në koordinim me VMRO-DPMNE-në, LSDM-në dhe Zijadin Selën, Ahmeti është detyruar të ulet në një tavolinë edhe me Menduh Thaçin, i cili deri dje i publikonte dosje si bashkëpunëtor i UDB-së dhe e akuzonte për tradhti të Afrim Kalanicës, Luan Haradinajt, Jusuf e Bardhosh Gervalles, e shumë të tjerëve. Mirëpo reagimet e para të opinionit tregojnë se kjo lëvizje e Ahmetit do ta fundosë edhe më tepër BDI-në dhe se bashkëpunetorët e deridjeshëm të Mijallkovit, e bashkëpunetorë të sotëm të Verueshevskit, do të duhet të përgatiten për largim nga skena politike.