Qindra njerëz janë sëmurë, ku në mesin e tyre një fëmijë ka vdekur për shkak të helmimit me ushqim, në qendër për persona të zhvendosur në afërsi të qytetit irakian, mosul, njofton InfoShqip.
Të zhvendosurit nga zonat e luftës thuhet se janë me të vjella dhe vuajnë nga dehidrimi pas një vakti iftari,i cili u bë për të thyer agjërimin e përditshëm të Ramazanit.
Kampi në të cilin janë të vendosur mijra njerëz të zhvendosur nga një ofensivë për marrjen nën kontroll te qytetit të Mosulit nga të ashtuquajturit Shtet Islam.
Agjencioni për refugjatë i kombeve të bashkuara shprehu shqetësim të madh dhe shoti se janë regjistruar rreth 800 raste, nga të cilat 200 janë dërguar në spital./InfoShqip.com