Lëvizja vetëvendosje ka kërkuar nga LDK dhe koalicioni i saj që të bëjnë koalicion dhe të hynë së bashku në qeveri, njofton InfoShqip.
Anëtari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka kërkuar nga LDK që të bëhen bashk dhe të dërgojnë PDK-në në opozitë.
Ai siguron që në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në.
“PDK e ka vendin në opozitë, e ne nuk do të lejojmë qw Thaçi ta deformojë vullnetin e popullit dhe proceset demokratike”- thuhet në profilin e Ahmetit në Facebook./InfoShqip.com