Zaev, Kosova dhe Ilirida janë të Shqipërisë Etnike, jo të Serbisë e as të Bullgarisë

Asnjë koalicion politik dhe shtetëror me sllavomaqedonët dhe me grekët nuk sjell njohjen dhe realizimin e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve në Ballkan, por justifikon shtypjen dhe robërinë e mëtejshme koloniale të shqiptarëve (1878-2017).

Mirëpo, është momenti historik, që amalgama sllavo-bizantine, të heqë dorë nga territoret e kolonizuara, të copëtuara dhe të ameksuara të Shqipërisë Etnike në Ballkan, sepse mbi 10 milionë shqiptarë kurrë nuk do të braktisin të drejtën e tyre natyrore, historike dhe legjitime mbi territoret autoktone të SHQIPËRISË ETNIKE (Vilajeti i Janinës, Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Kosovës). –Shqiptarët e duan lirinë e të tjerëve, por kurrë nuk e kanë pranuar dhe nuk do të pranojnë robërinë e askujt. Këtë e kanë provuar edhe betejat, kryengritjet dhe luftërat shumëshekullore të kombit shqiptar kundër tiranëve dhe robëruesve të huaj, që nga shekulli XIV deri në shekullin XXI.

Ndërkaq, lderët politikë shqiptarë (edhe sot, edhe neser, të mos mashtrohen për kolltukë dhe për pasuri, duke e lënë popullin në mjerim dhe nën robërinë sllavomaqedone), duhet ta mbajnë parasysh faktin se, si Nikola Gruevski, si Gjorgje Ivanov, si Vuçiqi, si patriarku serb Irinej, edhe Zoran Zaev, një politikë, një urrejtje dhe një strategji të përbashkët kanë- luftimin e identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë, në Kosovë dhe në Iliridën shqiptare. Kjo është histori e vjetër, e dhembshme dhe tragjike për kombin shqiptar dhe për Shipërinë Etnike (1878-2017).

Këtë e pasqyron edhe kjo pjesë e një interviste e Zoran Zaevit, dhënë TV Kurir të Beogradit, para se aleanca politike shqiptare, ta formonte qeverinë e koalicionit me të : “ Serbët dhe maqedonët janë vëllezër, që i përkasin të njëjtit popull të krishter ortodoks sllav, prandaj, duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse kështu, edhe Evropa do të na dojë më shumë nëse avancojmë bashkëpunimin tonë. Serbia e meriton mbështetjen tone. Ndërkaq, ai i njëjti Gruevski ka votuar pozitivisht për objektet fetare në Kosovë, se ato u përkasin shqiptarëve, që ne e dimë se ato nuk kanë asgjë të përbashkët me ta. Atje është historia e Serbisë, atje është zemra e Serbisë.” (http://www.kurir.rs/region/makedonija/2812291/kurir-tv-uzivo-da-se-ne-lazemo-zaev-srbi-i-makedonci-su-braca-jer-smo-pravoslavci-i-hriscani ).

Ja, ky është profili politik “demokratik” i rrencit dhe i shovinistit serbosllav maqedon, se gjoja “Kosovo je srce Srbije”(“Kosova është zemra e Serbisë”).

Ja, sa është “progresiv” dhe “proevropian” Zaev, i cili të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën ia atribuon Serbisë gjenocidale dhe miteve mesjetare romantike të serbëve-kishave dhe manastireve, se gjoja ato “janë zemra e Serbisë”, që në të vërtetë, gjatë historisë mijëravjeçare, kurrënjëherë nuk ka qenë “zemra e serbëve dhe e Serbisë, sepse këto nuk kanë qenë të ngulitura në territorin ilirk-shqiptar, por në territorin e sotëm të Rashkës dhe në territorin e sotëm të Malit të Zi, jashtë Kosovës së sotme.

-Vërtet, në Kosovë ekizstojnë kisha dhe manastire ortodokse serbe (historia e themelimit të tyre është e diskutueshme, sepse më tepër kanë karakter politik sesa religjoz), por, ato kanë edhe fallsitetin e tyre historik, nuk dëshmojnë fillin dhe vazhdimësinë e lashtësisë së identitetit historik të popullit serb dhe të Serbisë në Kosovë (sepse historkisht është dokumentaur se, të shumtën prej tyre janë ndërtuar dhe meremetuar mbi rrënojat e kishave ortokodkse dhe katolike shqiptare), por vetëm identitetin religjioz të eksportuar nga Serbia, që nga koha e Dinastisë së Nemanjiqve, kur në Kosovë nuk kishte kurrfarë shteti serb, por një Mbretëri Bullgare .

Prandaj, kryeministri aktual i qeverisë sllavomaqedone Zoran Zaev ka bërë gabim fatal historik dhe politik, që ka gënjyer se “Kosova është zemra e Serbisë”, dhe se në këtë çështje, serbët dhe Serbia, do ta kenë mbështetjen e plotë nga maqedonët, duke qenë se “janë vëllezer” nga e njëjta lozë sllave.

-Po, është e vërtetë se të vetëquajturit “maqedonë” prejardhjen e kanë nga konglomerati sllav. Kjo nuk është e diskutueshme, ka të drejtë kryeministri Zaev, por kjo nuk do të thotë se, duke u thirrur mbi bazën e njëjtë religjioze ortodokse të krirshterë, vëllezërit Aleksandar Vuçiq-Zoran Zaev dhe Gjorgji Ivanov kanë të drejtën, që edhe në këtë shekull (XXI), të luftojnë kundër shqiptarëve (duke i poshtëruar, shpifur dhe akuzuar kinse për krijimin e një “Shqipërie të Madhe”, që nënkupton grabitjen e territoreve të sheteteve fqinje të Shqipërisë Etnike) , me qëllim të fundit, që me çdo kusht t’i mbrojnë territoret indigjene të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, të ankesuara dhe të kolonizuara, që nga viti 1878, kur Kongresi i Berlinit njohu pavarësinë e Serbisë, si dhe nga viti 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve të Londrës njohu pavarësinë e cunguar të Shqipërisë, duke lënë jashtë kufijve të saj mbi 50% të territorit etnik dhe të kombit shqiptar.

Kështu, me vendimet e padrejta historike, politike dhe juridike të Fuqive të Mëdha të Evropës, Kosova dhe më se gjysma e territorit të Shqipërisë Etnike iu dhurua falas Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë kolonialiste. Ky ishte gabimi i pafalshëm dhe faji më i madh i Evropës së atëhershme, sepse në këtë mënyrë justifikuan tërë historinë falsifikatore të sllavëve të Ballkanit (se “ shqiptarët nuk janë komb” dhe “nuk meritojnë shtetin e tyre kombëtar), si dhe tezat e pohimet e rreme të Haki Pashës se : “ nuk ka komb shqiptar dhe se kush e zë në gojë këtë komb, do të ndëshkohet si tradhtar i Turqisë, dhe do ta shkelim me këmbë…” (Koli Xoxe, Ismail Qemali, 1983: 163, op.cit.).
Gjithashtu, në këtë frymë antishqiptare, Fuqitë e Mëdha të Evropës, jutifikuan edhe tezën e gabuar dhe të gënjeshtërt prosllave të “kancelarit të hekurt” gjerman, Otto von Bismarck se : “ Nuk ka komb shqiptar”(Leka, Të drejtat e Shqipërisë Etnike, 1944:244, op.cit.).

Me gjithë këto të pavërteta historike dhe politike të armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, as Zaev, as Gruevski, as Ivanov, as Vuçiq e as larot (klyshët dhe zagarët, që po hanë në “grazhdin” e tyre, duke e varfëruar dhe robëruar popullin shqiptar), nuk kanë asnjë të drejtë, që ta mohojnë kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, duke e “kryqëzuar” si “Velika Albanija”, sepse shqiptarët dhe Shqipëria Etnike nuk njohin kurrfarë “Shqipërie të Madhe”, të cilën e kanë shpikur dhe patentuar vetë serbosllavët e Ballkanit, me qëllim që ta mbrojnë Serbinë e Madhe dhe plaçkën koloniale të tyre, të vjedhur, të grabitur, të aneksuar dhe të pushtuar me forcë dhe me gjenocid (1878-2017).

Më mirë të lirë e të ribashkuar në prehërin e Nënës sonë të varfër shqiptare sesa në “përqafimin” e Njerkës-shtrigë të pasur vrastare dhe të hajdutëve e hyzmeqarëve të saj shqipfolës.

Prandaj, liderët politikë shqiptarë, që kanë hyrë në aleancë me Zoran Zaev, duhet të dinë se për çfarë ineteresash kanë pranuar të bëjnë qeveri dhe parlament të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, sepse në thelb, edhe Zaev, edhe Grueveski, edhe Ivanov një strategji politike të përbashkët kanë kundër interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu