Sheqerinska – Kolber: Anëtarësimi në NATO dhe BE parakusht për stabilitetin e Ballkanit

Anëtarësimi i shteteve të rajonit në sistemet kolektive të sigurimit është me rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, konkluduan në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Radmilla Sheqerinska dhe ambasadorja e Austrisë, Renate Kobler.

Sheqerinska në takim, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Qeveria e saj janë të përkushtuara në reformat.

Në lidhje me vizitën në Bruksel, ministrja Sheqerinska theksoi se ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe se është bazuar në optimizmin në marrëdhëniet Maqedoni, BE dhe NATO.

Duke folur për bashkëpunimin në mbrojtje, Sheqerinska e ka theksuar rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake dhe gatishmërisë së dy armatave. Ministrja u falënderua për mbështetjen e Austrisë në përballjen me krizën migruese, e cila e goditi rajonin dhe Evropën./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu