VMRO-DPMNE nuk pranon zv/ministrat, sërish akuza kundër Kryetarit të Kuvendit

Seanca e Kuvendit sot filloj me zhurmë duke u rënë tavolinave të parlamentit, pasi deputet e VMRO-DPMNE-së thonë se kreu i kuvendit e ka shkelur nenin 68 alinenë 1 të rregullores për punën e kuvendit dhe se materialet për zv/ministrat e rinj, i kanë dorëzuar mbrëmë në mesnatë dhe jo 10 ditë pwrpara.

Kësisoj është shkelur rregullorja e parlamentit për zgjedhjen e zëvendësministrave dhe se kryetari i Kuvendit nuk i jep opozitës kohën e duhur për votim.

Ilja Dimovski kërkoj nga kreu i kuvendit një orë pushim për t’u dakorduar brenda grupit të tyre se si 6do të vijojnë me votimin në Kuvend te zëvendësministrave.

Më pas kreu i kuvendit Talat Xhaferi, ka pranuar kërkesën e VMRO-DPMNE-së dhe ka kërkuar një orë pushim./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu