Lukovski largohet nga Telekom, në vend të tij Nazim Bushi

Zharko Lukovski do të tërhiqet nga Telekom-Maqedoni, ndërsa do ta zëvendësojë Nazim Bushi. Drejtori operativ kryesor i  Telekom-Maqedoni, Zharko Lukovski do ta vazhdojë karrierën e tij jashtë kompanisë për shkak të përfundimit të marrëveshjes së tij si menaxher në ketë kompani.

Në udhëheqësinë e Telekomit do të bëhet edhe një ndryshim tjetër. Zëvendësi kryetari i deritanishëm i bordit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë, Nazim Bushi do të jetë anëtar ekzekutiv i bordit të drejtorëve me funksionin e Drejtorit operativ kryesor të Telekom-Maqedoni në periudhë kohore prej 3 muajsh, duke filluar prej 1 korrikut të këtij viti, gjë të cilën e vërtetoi për TV21.

Lukovski ishte në krye të funksioneve kryesore në këtë kompani që nga viti 2006. Në vitin 2010 u emërua si drejtor ekzekutiv i T-Mobile Maqedoni, ndërsa në vitin 2015 drejtor operativ kryesor i Telekom-Maqedoni./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu