Libreza partiake nuk do të jetë kushti kryesor për garimin e kandidatëve të Lëvizjes BESA në zgjedhjet e ardhëshme lokale. Duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të mbështesnin edhe ekspert të pavarur, sekretari i kësaj partie, Afrim Gashi, në emisionin Arena në TV SHENJA, ju bëri thirje ekspertëve që janë të interesuar të paraqiten me qëllim të zgjedhjet se kandidatëve më të mirë.
Tutje Gashi ka thënë se për Lëvizjen BESA e rëndësishme është që me fitoren e kësaj Lëvizje të fitojnë shqiptarët e Maqedonisë, e jo siç ka ndodhur deri më tani të fitojë BDI-ja e të humbin shqiptarët e Maqedonisë. “Për Lëvizjen BESA nuk janë të rëndësishme fitoret ku do humbnin shqiptarët, siç ka ndodhur deri më tani me fitoret e BDI-së ku humbnin shqiptarët e Maqedonisë. Për ne fitorja e shqiptarëve është synimi kryesor dhe fitorja më e rëndësishme”, – tha Gashi.