Emrat e shkollave, pa zgjidhje edhe pas ndryshimit të pushtetit

Emrat e shkollave “Ismail Qemali” dhe “ Imri Elezi” në Çair mbeten çështje problematike edhe pas ndryshimit të pushtetit. Ende nuk dihet se si Qeveria e re do të zgjidh çështjen e emrave të shkollave të Çairit. Alsat tentoi të bjer në kontakt me ministren e re të Arsimit Renata Deskoska lidhur me këtë çështje, por nga kabineti i saj nuk ishin të kapshëm për të dhënë sqarime.

Përmes linjës telefonike nga shërbimet e dikasterit të Arsimit shkurt thanë se pyetjet e drejtuara nga Alsat se si kjo ministri mendon ta zgjidh këtë çështje të kamotshme, thanë se ende nuk janë shqyrtuar pyetjet dhe se në momentin kur do të shqyrtohen do të kenë një përgjigje.

Drejtorët e shkollave “ Rajko Zhinzifov” dhe “NIkolla Vapcarov” në Cair përsërisin qëndrimin e tyre se kanë kryer të gjitha obligimet ndaj Regjistrit qendror ndërsa kjo e fundit ankesat e dërguara nga udhëheqësit e shkollave i ka larguar tërësisht nga sistemi i procedimit.

Në prag të largimit nga posti, ish ministri Abdilaqim Ademi firmosi vendimin për zyrtarizmin e emrave të këtyre shkollave, nga “ Rajko Zhinzifov” dhe “NIkolla Vapcarov” në “ Ismail Qemali” dhe “ Imri Elezi” , ndërkaq disa orë më vonë zëvendësi i tij, Spiro Ristovski ka shfuqizuar atë. Që atëherë e deri më sot Regjistri Qendror i Maqedonisë nuk është sqaruar se përse kjo çështje po mbahet peng.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu