Zekolli: Prokuroria Speciale Publike po e kursen opozitën nga hetimet e saja

Partitë janë të ndara në qëndrime rreth mundësisë që të vazhdohet afati i PSP-së për ngritjen e aktakuzave.

Ekspertët thonë se qeveria po i bën opstrukcione prokurorisë dhe për këtë arsye ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, si dhe po mungon një gjykatë speciale.

Deklarata e paradokohshme e prokurores Lence Ristoska në një intervistë për gazetën austriake Kurir ku thotë se 18 muaj e parapara për përfundimin e procedurës dhe ngritjes së aktakuzave nuk janë të mjaftueshme dhe se pret që Parlamenti ta vazhdoje atë afat, nxiti reagime të kundërta te opozita dhe pozita.

Nga LSDM-ja thuan se nëse PSP thotë se i mungon koha për ta plotësuar obligimin e saj ligjor është e nevojshme që zyrtarisht ta njoftoje Parlamentin dhe partitë politike dhe të nis procedura e ndryshimit të Ligjit për vazhdimin e afatit për ngritjen e aktakuzës.

“LSDM iniciativën e këtillë do ta përkrahte, pasi që qëllimi primar në tejkalimin e krizës në Maqedoni është që ajo të bëhet një shtet modern evropian ku sundimi i të drejtës do të jetë i patjetërsueshëm, ndërsa bartësit e funksioneve shtetërore dhe politike do të janë njerëz të përgjegjshëm të cilët do të bartin llogari për veprat e tyre në kuptimin politik dhe penal”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Nga kjo parti përkujtuan se PSP-ja është e formuar si rezultat i marrëveshjes politike midis subjekteve kryesore publike dhe e njëjta ka për qëllim që të vërtetoje dyshimet eventuale për aktivitetet penale të bartësve më të lartë të funksioneve në shtet, e që kanë të bëjnë me bisedat e përgjuara.

Qëndrim komplet të kundërt në lidhje me këtë çështje ka VMRO-DPMNE-ja në pushtet. Në pyetjen nëse te kjo parti ka disponim për vazhdimin e afatit të PSP-së, në një porosi me telefon, Ivo Kotevski shkroi se nuk bëhet fjalë për disponim, por për mosekzistim të një arsyeje të vetme objektive për vazhdimin e mandatit të PSP-së.

“PSP gjatë periudhës së kaluar në tërësi po na zhgënjen. E vetmja gjë me çka u karakterizua puna e saj dhe që i di opinioni ishin skandalet e shumta, jo profesionalizmi, jo objektivizmi, tendenca, motivimi i dukshëm partiak dhe lidhja me LSDM-në si dhe tentimet që të bëhen spektakle politike”, thuhet në porosi.

Analisti politik, Arsim Zekolli theksoi se është e palogjikshme që të ekzistoje PSP-ja pa formimin e një gjykatë speciale jashtë sistemit juridik. Kjo është njëra prej arsyeve për shkak të së cilës kjo prokurori nuk ka rezultat efektiv, theksoi Zekolli, njëkohësisht duke theksuar kritikat e këtij institucioni për të cilat theksoi se është e fokusuar njëanshëm ndaj VMRO-DPMNE-së në pushtet.

“Me gjithë përkrahjen që ende e kam për PSP, mendoj se ia huqin një çështje. Në mos përcaktimin e mjaftueshëm ndaj kriminelëve në bllokun shqiptar, ndaj PDSH-së dhe BDI-së, dhe me një kritikë protokollare ose hetim ndaj personave të caktuar nga opozita të cilët ende janë aktiv. Këto janë detale të vogla të cilët me kalimin e kohës po krijojnë hapësira për dilema dhe dyshime, të cilat në bazë janë të pabaza, por shfrytëzohen nga ana e medieve demagogjike të pushtetit”, theksoi Zekolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu