Rama, BE-së: Po na u larguat, kam alternativa të tjera

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në ‘France 24’ foli edhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse projekti i BE-së do t’i largohet Shqipërisë, Tiranës do t’i duhet të shohë për alternativa të tjera.

Për ndarjen e Europës vitet e fundit, Rama u shpreh se për disa Europa është thjeshtë financa, ndërsa për Shqipërinë është projekti më i qëndrueshëm i paqes. “BE është në fakt ai që na mban ne përsa i përket frymëzimit tonë. Nëse BE do të largohet nga ëndrra që ne kemi sigurisht që do të shohim alternativa të tjera, çfarë do të dalin. Mund të ndodhe nëse BE është thjesht taktikë” tha Rama.

Rama tha se këtë vit pret që të çelen negociatat me BE-në, pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e saj por shtoi se nuk është i çuditur edhe nëse negociatat nuk do të hapen.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne presim që bisedat me BE-në të nisin këtë vit. Nuk do çuditesha edhe po të mos fillonin. Jo sepse nuk i bëmë ne detyrat e shtëpisë, por sepse nuk mund të mbështetesh shumë te BE përsa i përket angazhimeve me vendet si Shqipëria. Megjithatë, në fund të fundit ajo që mendoj unë që është e rëndësishme: është që ne të vazhdojmë në këtë drejtim dhe me këtë vizion drejt BE-së. Pasi ne jemi edhe shteti më eurocentrik në rajon,” tha kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu