Tiranë, aktivitet për prezantimin e sistemit arsimor në Turqi

TIRANË (AA) – Fondacioni “ALSAR” dhe Universiteti “18 Mars” i qytetit Çanakkale në Turqi në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës, organizuan sot në Tiranë aktivitetin me temë “Të studiosh në Turqi”, ku në fokus ishte prezantimi i sistemit arsimor dhe mundësitë që ofrohen për studentët e huaj në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ta pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të pushtetit lokal në Tiranë, përfaqësues të ambasadës së Turqisë në Shqipëri, drejtuesit e Fondacioni “ALSAR”, të Universitetit “18 Mars” , studiues, studentë, etj.

Kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra, u shpreh gjatë fjalës së tij se ky aktivitet organizohet për të ju ardhur në ndihme të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të studiojnë në Turqi, konkretisht me prezantimin e mënyrës së funksionimit të sistemit arsimor në Turqi.

“Miqësia mes dy vendeve është në nivele shumë të larta dhe uroj që këto marrëdhënie të forcohen. Para një viti Turqisë i ndodhi një dramë e madhe. Dështimi i grushtit të shtetit dhe përkrahja që populli turk i dha sistemit të drejtimit aktual na gëzoi patjetër. Mendoj se është vendi për t’i përkujtuar dëshmorët e mbrojtjes së demokracisë”, tha Gurra.

Duke theksuar se problemi qendror i arsimimit të shqiptarëve në Turqi është së pari nga shtrirja jo gjithëpërfshirëse nga qytetet e Shqipërisë, dhe sidomos edhe mos njohja e sistemit se si mund të aplikojnë për të shkuar në Turqi, Gurra u shpreh se “Organizuam këtë takim për të prezantuar mënyrën se si një qytetar shqiptar mund të aplikojë për të studiuar në Turqi. Uroj që studentët të jenë ura lidhëse mes dy vendeve.”

Zëvendës ambasadore e Turqisë në Tiranë, Gül Sarıgül, gjatë fjalës së saj në këtë aktivitete u shpreh se marrëdhëniet turko-shqiptare janë në një nivel shumë të mirë në shumë fusha.

“Ne si Turqi po mundohemi që të mbrojmë dhe çojmë më tej lidhjet historike që i kemi që prej qindra vitesh. Pjesa e marrëdhënieve arsimore dhe kulturore është një pjesë shumë e rëndësishme, sepse këto dy aspekte fuqizojnë më shumë bashkëpunimin, duke krijuar një lloj themeli për marrëdhëniet tona në fusha të ndryshme. Sistemi i arsimit të lartë në Turqi ofron disa mundësi dhe avantazhe më të mira se në disa shtete të Evropës”, theksoi Gül Sarıgül.

Në fund të aktivitetit zv.rektori i Universitetit “18 Mars” në Çanakkale, Prof.Dr. Süha Özden, prezantoi sistemin arsimor në Turqi, mundësitë që kanë studentët e huaj për studime në universitetin që ai përfaqëson, por edhe në universitete të tjera në Turqi.teti “18 Mars” i qytetit Çanakkale në Turqi në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës, organizuan sot në Tiranë aktivitetin me temë “Të studiosh në Turqi”, ku në fokus ishte prezantimi i sistemit arsimor dhe mundësitë që ofrohen për studentët e huaj në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ta pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të pushtetit lokal në Tiranë, përfaqësues të ambasadës së Turqisë në Shqipëri, drejtuesit e Fondacioni “ALSAR”, të Universitetit “18 Mars” , studiues, studentë, etj.

Kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra, u shpreh gjatë fjalës së tij se ky aktivitet organizohet për të ju ardhur në ndihme të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të studiojnë në Turqi, konkretisht me prezantimin e mënyrës së funksionimit të sistemit arsimor në Turqi.

“Miqësia mes dy vendeve është në nivele shumë të larta dhe uroj që këto marrëdhënie të forcohen. Para një viti Turqisë i ndodhi një dramë e madhe. Dështimi i grushtit të shtetit dhe përkrahja që populli turk i dha sistemit të drejtimit aktual na gëzoi patjetër. Mendoj se është vendi për t’i përkujtuar dëshmorët e mbrojtjes së demokracisë”, tha Gurra.

Duke theksuar se problemi qendror i arsimimit të shqiptarëve në Turqi është së pari nga shtrirja jo gjithëpërfshirëse nga qytetet e Shqipërisë, dhe sidomos edhe mos njohja e sistemit se si mund të aplikojnë për të shkuar në Turqi, Gurra u shpreh se “Organizuam këtë takim për të prezantuar mënyrën se si një qytetar shqiptar mund të aplikojë për të studiuar në Turqi. Uroj që studentët të jenë ura lidhëse mes dy vendeve.”

Zëvendës ambasadore e Turqisë në Tiranë, Gül Sarıgül, gjatë fjalës së saj në këtë aktivitete u shpreh se marrëdhëniet turko-shqiptare janë në një nivel shumë të mirë në shumë fusha.

“Ne si Turqi po mundohemi që të mbrojmë dhe çojmë më tej lidhjet historike që i kemi që prej qindra vitesh. Pjesa e marrëdhënieve arsimore dhe kulturore është një pjesë shumë e rëndësishme, sepse këto dy aspekte fuqizojnë më shumë bashkëpunimin, duke krijuar një lloj themeli për marrëdhëniet tona në fusha të ndryshme. Sistemi i arsimit të lartë në Turqi ofron disa mundësi dhe avantazhe më të mira se në disa shtete të Evropës”, theksoi Gül Sarıgül.

Në fund të aktivitetit zv.rektori i Universitetit “18 Mars” në Çanakkale, Prof.Dr. Süha Özden, prezantoi sistemin arsimor në Turqi, mundësitë që kanë studentët e huaj për studime në universitetin që ai përfaqëson, por edhe në universitete të tjera në Turqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu