Shumë kohë ka pas spekulime, thashë e thëna, të vërteta e të pavërteta lidhur me njeriun që drejtoi Jugosllavinë për shumë vite, duke qëndruar edhe në krye të partisë së vetme në pushtet dhe në krye të armatës.
Ky person enigmatik, assesi të zbërthehet deri në fund. Sapo fillon të zhvillohet lëmshi, përsëri fillon të mbështillet dhe anasjelltas. Janë shkruar artikuj të shumtë për këtë person me konotacion pozitiv dhe negative, varësisht se nga cilat qarqe dhe pozita janë shkruar.
Ky metalgdhendës në rininë e tij, kadet në Akademinë ushtarake të Austrisë, punëtor në mullirin në Sutllë-ku sipas dëshmive ka humbur dy gishta të dorës, pastaj sekretar i përgjithshëm i PKJ, udhëheqës i luftës, “ideator” i Jugosllavisë së re, njeri që katër herë është martuar dhe flitet se ka pas shumë dashnore, edhe 33 vjet pas vdekjes përfolët dhe mbetet enigmë se kush ishte vërtetë Josip Broz Tito?
Do ta fillojmë me gratë e tija, për të shtjelluar disa nga momentet e jetës së tij, që mbase edhe mund të japin një përgjigje paksa më të afërt se kush ka qenë Josip Broz Tito.
Gruaja e parë e tij ka qënë rusja Pelagija Belousova, e cila asokohe ka qenë vetëm 15 vjeçe kur është martuar me Titon dhe nga ajo bashkëshortësi e ka pas një djalë-Zharkon dhe më pas janë divorcuar në vitin 1936.
Për të dytën herë Tito është martuar përsëri në Moskë, vetëm gjashtë muaj pas divorcit me Pelagija Belousovën. Kësaj here ai martohet me gjermanen Johana Ana Koenig, e cila ka qenë ish gruaja e një zyrtari të lartë gjerman dhe pas kalimit të saj në Moskë e ka ndryshuar emrin dhe është quajtur Lucija Bauer, e cila është pushkatuar në Moskë nën akuzën se ka qenë spiune gjermane.
Gruaja e tretë, ka qenë sllovenia me përkatësi hebreje, Herta Haas, e cila ka qenë mjaft e pasur. Me Herta Haas është njoftuar në Paris dhe me te e ka djalin Misha Broz. Sipas shënimeve të kronistëve, me Herta Haas është divorcuar vetëm katër vjet pas martesës, por edhe gjatë bashkëshortësisë me te, ai e ka pasë dashnore sekretaren e vet Davorjanka Paunović Zdenka, e cila në ndërkohë vdes nga tuberkulozi.
Gruaja e katërt e Josip Broz Titos ka qenë Jovanka Budisavljeviq-Broz, e cila çuditërisht emërohet të jetë pranë Titos. Pra siç po shihet, gratë e Titos kanë qenë: ruse, gjermane, sllovene, serbe, kroate…
Po e zhvillojmë këtë storje nga gruaja e tij e fundit, e cila para disa kohësh, është rrëfyer para gazetarit Zharko Jokanoviq, i cili në bazë të rrëfimit të sajë autobiografik, e ka shkruar e botuar librin me titull “Jovanka Broz, Jeta ime e vërteta ime”.
Në këtë libër, Jovanka Broz, gruaja e fundit e Josip Broz Titos, e cila ka kaluar jetën më të gjatë bashkëshortore me Titon, flet për jetën e vet, për kujtimet e saja që zbulojnë se sa jeta e sajë bashkëshortore me burrin që edhe sot, pas 33 vjetëve të vdekjes së tij, mbetet enigmë dhe person kontrovers edhe për vetë historianët e jo vetëm për njerëzit që kanë jetuar në kohën e sundimit të tij në Jugosllavi. Me shumë hidhërim për rrethin e ngushtë që e ka rrethuar por edhe për vetë Titon në vitet e fundit të jetës së tij, Jovanka Broz përshkruan edhe periudhën kur ka qenë në paraburgim shtëpiak, kur forcërisht është nxjerrë nga rezidenca, si dhe për faktin se ndaj sajë qenkan thurur shumë komplote.
Po kush ishte pra Josip Broz Tito?
Në këtë pyetje, deri diku më së miri përgjigjet Jovanka Broz në rrëfimet e saja për librin e mëparpërmendur duke thënë:”Nëse ndokush e din se kush ka qenë Tito-e dijë unë!. Një herë kemi qënë në Zagorje tek një kushërirë e Titos dhe aty ka qenë edhe Lidija Shentjurc. Unë u jam drejtuar me pyetjen se pse ndokush, në bazë të kujtimeve të Titos dhe në bazë të figurës së kushërirës së tij, nuk e bënë edhe portretin e nënës së tij? Lidija Shentjurc është përgjigjur: Pa shiko një herë, po kjo ka mundësi”.
Në vazhdim Jovanka Broz shprehet: “Tito, për familjen e nënës së tij ka ditur mjaft dhe ka pas informacione, por jo edhe për babanë. Ai nuk e ka ditur as gjyshin e vet nga babai, ndërsa unë i di deri në brezin e dhjetë paraardhësit e mi. Ai disi e ka njohur anën e nënës e jot ë babait. Prandaj, kur në pozitë të theksuar vendoset ose emërohet njeriu, është shumë me rëndësi që të dihet edhe e kaluara e tij, për të mos lënë asnjë hapësirë për ndonjë supozim dhe manipulim. Ndërsa supozime dhe manipulime ka sa të duash”-shprehet Jovanka Broz.
“Gjatë vitit 1945 dhe 1946, unë rastësisht kamë pas në dorë të gjitha pasaportat me të cilët është shërbyer Tito, kam njoftuar kushërinjtë e tij, dhe i kam ndihmuar Dedijerit (Vlladimir Dedijerit, biograf i Titos- vërejtje e M.L), që në bazë të atyre dokumenteve të gjeje ndonjë të dhënë për kushërinjtë dhe farefisin e tij. Dhe, në bazë të gjithë asaj që dijë dhe çfar kamë parë, fare nuk dyshoj në ate që thot biografia e tij”-deklaron Jovanka Broz.
Në vazhdim të rrëfimit të sajë, ajo flet për Goli Otokun, për “Pranverën kroate”, për liberalizmin në Serbi, për komplotet në ushtri dhe në kreun e ish Jugosllavisë, për izolimin e sajë nga Tito dhe tentimet e divorcit me dhunë, duke kërcënuar Titon edhe me revole në kokë dhe për të gjitha këto, fajin ua hedh dhe fajtor kryesor emëron Stane Dollancin dhe Nikolla Lubiçqin.
Këta të dy, kanë dashur që të marrin në dorë pushtetin, por unë kam qenë pengesa, sepse Tito në atë kohë ishte në moshë të shkuar dhe ishte i sëmurë, dhe ata e manipulonin, ndërsa pengesa isha unë, sepse kisha njohuri së Stane Dolanc ka qenë pjesëtar i ushtrisë së Hitlerit.
Komplotet dhe shantazhet nga Stane Dollanci dhe Nikolla Lubiçiqi nuk kanë pushuar asnjëherë. Ata e kurdisën rastin për gjoja komplotin dhe përmbysjen e Titos nga ana ime përmes gjeneralëve nga Lika, nën udhëheqjen e Gjoko Jovaniqit, që ishte shef i shërbimit informative ushtarak, që fare nuk është e vërtetë.
Në një moment, ia kanë mbështetur Titos tytën e revoles në kokë duke kërcënuar që me çdo kusht të divorcohet, por Tito nuk ka pranuar qoftë edhe nëse e vrasin, duke më mbrojtur mua, sepse ka qënë i bindur se nëse shpallet divorci ata do të më vrisnin-deklaron Jovanka Broz, duke u përpjekur që të hedh dritë në figurën dhe personalitetin e Josip Broz Titos, për të zbardhë enigmën dhe identitetin e plotë të Titos, për të cilin thuhet se ka mistere të shumta, ka enigma të pazbardhura….që nga mosnjohja e familjes, babait, nënës, kushërinjve, gjuhës, dialektit, të folurit e tij,etj./ina