Sarkozy kandidon përsëri për president

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, shpalli sot kandidaturën e tij në primaret e së djathtës për zgjedhjet presidenciale të 2017-ës, i vendosur për tu hakmarrë pesë vite pasi dështoi të rizgjidhet, por gara është shumë e ashpër në kampin e tij.

“Vendosa të jem kandidat për presidencialet e 2017. Franca ka nevojë që t’i japim gjithçka”, shkruan ish-shefi i shtetit (2007-2012), në një libër që do të publikohet të mërkurën, “Gjithçka për Francën”.

“Ky libër është pikënisja”, komenton Sarkozy në rrjetin social Twitter, ku figuron teksti i deklaratës së tij.

Nicolas Sarkozy, 61 vjeç, mund të përballet sërish me socialistin François Hollande, i cili i morri presidencën e vitit 2012, por gjithashtu edhe me kryetaren e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, që po njeh një popullaritet të lartë sipas sondazheve të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu