Shtatë persona janë arrestuar pasi sot në orën 10:50 e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në plazh në kompleksin “Gorica 3”.
SPB Ohër njoftoi se pesë nga shtatë personat janë arrestuar pasi u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Ohër.
Grindja fizike ka filluar midis dy grupeve më të vogla me siguri për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura të ndërsjella me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë mbërritur nëpunës policorë të cilët kanë marrë masa përkatëse. Shpejtë pastaj kanë mbërritur pesë persona të cilët kanë pasur vegla të rrezikshme dhe të cilët kanë sulmuar një person në banak i cili paraprakisht ka ndihmuar në qetësimin e situatës. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur përforcim policor me ç’rast situata është qetësuar, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër.
SPB Ohër në bashkëpunim me prokurorin publik ndërmori aktivitete plotësuese dhe punon në ndriçimin e plotë të ngjarjes